Grinden komisionerët, ndërpritet numërimi në Vlorë
Vlorë- Mosmarrëveshjet mes komisionerëve të subjekteve të ndryshme politike është bërë shkak për ndërprerjen e procesit të numërimit të votave në KZAZ-në e bashkisë së Vlorës. Debati ka nisur për procesverbalet shoqëruese të disa kutive të votimit.
Në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 61, në Pallatin e Sportit të qytetit, procesi është ndërprerë rreth orës 09: 15 të ditës së sotme, kur kishin mbetur ende pa u numëruar edhe 6 kuti votimi. Në bashkinë e Vlorës, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës funksionuan 86 qendra votimi. Ndërsa në rang qarku funksionuan 345 qendra votimi, prej të cilave deri më tani, sipas të dhënave, janë shqyrtuar mbi 270 prej tyre.