Të dhënat e fundit nga Eca-Kriik, PS-PD duel i fortë në Tiranë
TIRANE- Vazhdon shumë e fortë gara mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në kryeqytet. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbështetur nga USAID, duket gati një barazim mes dy forcave kryesore në Tiranë. Deri në orën 09.20 të mëngjesit të sotëm, PS rezulton me 43% të votave dhe PD, shumë ngjitur saj me 42.53%, ndërkohë që janë numëruar 616 qendra votimi nga 826 që ka gjithsej Tirana.
Numri i mandateve vazhdon që prej ditës së djeshme të mbetet i pandryshuar. Kryeson PS me 16 mandate, PD me 15 dhe PR me 1 mandat.
Te dhenat per daten 29 qershor
Ora 1 pas mesnate, barazim në Tiranë, 480 QV të numëruara
Vazhdon barazimi në Tiranë edhe në orët e para te se martes. Dy forcat e medha PS dhe PD ecin thuajse ngjitur me 42 deri 43 perqind te votave, nderkohe qe mandatet ne rezultatin e tanishem jane 16 PS, 15 PD dhe 1 PR.
Jane numeruar deri ne oren 1 pas mesnate, rreth 480 QV nga 826.
**************
TIRANË - Ndërsa janë numëruar 1/3 e kutive te votimit, KQZ jep përqindjen e votave që kanë fituar PD dhe PS në secilin qark. Shihet qartë se PD dhe PS janë thuajse barazim në Tiranë. PS është në avanazh në qarqet e jugut me përjashtim Korçën. Ndërsa PD është në avantazh në Durrës dhe në gjitha qarqet e veriut. Duhet theksuar se janë edhe 2 e 3 kutive pa u hapur ende dhe ritmi i punes se komisionerëve te numerimit ka rënë ndjeshëm. Rezultatet u publikuan nga zedhenesi KQZ ne konferencen per shtyp qe pati ne oren 13:30.
VOTAT NË PËRQINDJE SIPAS QARQEVE
Qarku Tiranë
Koalicioni i PD 46.66 për qind
Koaliconi i PS 46.22 për qind
Poli i Lirisë 2 për qind
LSI 5.01 për qind
Janë numëruar 240 qendra votmi 826 (15 përrqind e votave)
Qarku Korçë
Koalicioni i PD 48.08 për qind
Koalicioni PS 45.74 për qind
LSI 5.24 për qind
Janë numëruar votat e 27 qendrave të votimi nga 421 në total
Qarku Vlorë
Koalicioni i PS 56.37 për qind
Koalicioni PD 37 për qind
Poli i Lirisë 2.93 pë qind
Koalicioni i LSI 4.61 për qind
Qarku Lezhë
Koalicioni i PD 55.53 për qind
Koalicioni i PS 32.91 për qind
Poli i Lirisë 4.02 për qind
LSI 6.11 për qind
Qarku Kukës
Koalicioni i PD 67. 07 për qind
Koalicioni i PS 18. 01 për qind
Koalicioni LSI 2.51 për qind
Qarku Elbasan
Koalicioni i PS 50.75 për qind
Koalicioni i PD 41.98 për qind
Poli i Lirisë më pak se 1 për qind
LSI 5.09 për qind
Qarku Dibër
Koalicioni i PD 54.81 për qind
Koalicioni i PS 35.68 për qind
Qarku Berat
Koalicioni i PS 52.84 për qind
Koalicioni i PD 34.03 për qind
LSI 12.32 për qind
Poli më pas se 1 për qind
Në Qarkun Berat janë numëruar 132 kuti nga 298 gjithsej
Qarku Gjirokastër
Koalicioni i PS 55.06 për qind
Koalicioni i PD 41.29 për qind
ne kete qark janë numëruar 91 nga 281 kuti
Qarku Fier
Koalicioni i PS 49.08 për qind
Koalicioni i PD 42.58 për qind
Koalicioni i LSI 6.01 për qind
Qarku Durrës
PD 51.56 për qind
PS 38.78 për qind
LSI 7 për qind
Janë numëruar 72 nga 352 kuti në total
Qarku Shkodër
Koalicioni i PD 56.18 për qind
Poli i Lirisë 3.26 për qind
Koalicioni i PS 32.66 për qind
Koalicioni i LSI 3.25 për qind
Numëruar 112 kuti nga 488 në total