E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden te paraburgosurit, i vene zjarrin qelise

KORCE - Nje qeli ne paraburgimin e Korces ka marre flake, pas nje grindjeje mes te paraburgosurve. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet qe tashme administrohen nga Ministria e Drejtesise. Sipas te dhenave, dy te paraburgosur kane pasur nje konflikt midis tyre brenda ne qeli. Pasi jane grindur me njeri-tjetrin, njeri prej tyre ka djegur rrobat e shokut te qelise. Flaka dhe tymi ne ambientet e paraburgimit, kane bere qe te kerkohet ndihma e nje mjeti zjarrfikes per te parandaluar rrezikun e perhapjes se zjarrit, apo edhe djegien e te paraburgosurve. Nderhyrja e shpejte e zjarrfikeses ka bere qe te shuhet zjarri i shkaktuar ne qeli, ndersa forca te rendit te Komisariatit te Korces dhe ato te burgjeve mbajten nen vezhgim te rrepte qelite. Per gati 2 ore, Komisariati i Korces u mbajt nen vrojtim me roje te armatosur, ndersa u perforcuan sherbimet ne katin e poshtem te nderteses ku ndodhen dhomat e paraburgimit. Burime te komisariatit te Korces thane se nuk ka pasur pasoja nga kjo zjarrvenie.
G.A

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›