Italia, regjim transiti per emigrantet
TIRANE - Ambasada e Italise ne Tirane beri te ditur dje se Ministria italiane e Brendshme i ka kerkuar Keshillit dhe Komisionit Evropian lehtesime per te lejuar transitin, permes shteteve anetare te Bashkimit Evropian, per qytetaret e huaj me qendrim te rregullt ne Itali qe jane ne pritje te rinovimit te lejes se qendrimit. Ky lehtesim i perkohshem i transitit do te jete i vlefshem deri me 31 mars 2008 dhe do te aplikohet per qytetaret shqiptare qe, ne ardhje nga Italia apo te drejtuar drejt saj, zoterojne akt transiti, fature te postes italiane S.P.A., qe verteton paraqitjen e kerkeses per rinovimin e lejes se qendrimit, pasaporte te vlefshme dhe lejen e qendrimit te skaduar.