Grindje ne Athine per borxhet e qethura

Kryeministri grek Jorgos Papandreu i kthyer ne Athine pas marreveshjes se samitit te Brukselit me vendimin e tij me historik sic e quajti fill pas tij per qethjen e borxhit me rreth 100 miliarde euro do te donte te kishte nje ulje normale si me avionin edhe ne pisten e politikes greke. Por boforet e deklaratave te opozites qe ne oret e para te mengjesit te se enjtes se nuk ka vend per ditirambe nuk i prishen thjesht aspiraten.
Pas takimit me presidentin Papulias qe i kujtoi se dita e neserme do pune dhe mbledhjes se Keshillit te Ministrave kryeministri ne mesazhin e mbremshem drejtuar kombit perdori tone te uleta u shfaq autokritik kur tha se nga ne qeverite me radhe filloi problemi dhe kerkoi perkushtim ne faqen e re qe hapet per nje shtet te ri dhe pa borxhe. Kriza na jep shansin dhe marreveshja kohen te zgjedhim se cilat jane ato gjera qe kane vlere per ne greket tha kryeministri i cili ne menyre te perseritur drejtoi apel per te bere ndryshimet e medha qe te gjithe duam. Ne do ta rregullojme Greqine asnje tjeter nuk do ta beje per ne. Bildunterschrift
Papandreu Asnje tutele dhe asnje humbje per sovranitetin e vendit
Pasi foli per vitin tjeter pa pesha te reja borxhi mbi shpatullat e popullit dhe siguroi qytetaret se marreveshja nuk krijon asnje problem per sistemin e siguracionit social Papandreu hodhi poshte gjithcka thuhet per humbjen e sovranitetit te vendit nga perforcimi i metejshem i mbikqyrjes se vendosur ne Bruksel. Te kemi sigurisht know how asistence praktika dhe keshilla te mira ekspertesh ne vendin tone vetem gjera te mira mund te na ofroje theksoi Papandreu kur politikane dhe mediat bejne fjale ne tone te larta per okupim ekonomik.
Per opoziten marreveshja eshte falimentim dhe institucionalizim i poshterimit
Shpejt dhe pa humbur kohe opozita e majte foli per tutele te perhershme por edhe marreveshje qe con ne rruge pa krye pasi ka per baze recete te gabuar. Heqja e borxhit eshte e nevojshme por si mjet per zbatimin e nje politike tjeter. shte dhurate e padhuruar ne qofte se ka per tu vazhduar politika e recesionit dhe e shembjes sociale deklaroi kreu i partise se majte SIRIZA Aleksis Cipras i cili akuzoi qeverine se perpiqet te shese si parajse ato qe per dy vjet i disaprovonte si sketerre duke nenkuptuar retoriken e saj te deritanishme kunder nje ristrukturimi te borxhit. shte falimentim i kontrolluar qe per mendimin tone mund te coje edhe ne falimentim te pakontrolluar deklaroi nga ana e saj kryetarja e Partise Komuniste Aleka Papariga e cila foli per talljen qe i behet popullit qe do te paguaje shume shtrenjt te 100 miliardat euro qe do ti jepen vendit si ndihme. Nuk jane vetem te rrezikshem per ato qe pranuan por shume me te rrezikshem me menyren qe duan ti pranojne deklaroi nga ana e tij kreu i partise nacionaliste Alarmi Ortodoks Popullor Jorgos Karaxhaferis i cili foli per institucionalizim te poshterimit. Partia e tij qe i ka dale ne krahe mjaft here qeverise keto dy vjet te memorandumit tani nuk le rast pa kerkuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Bildunterschrift
Opozita e djathte Cikli per kete qeveri u mbyll
Me vonese i fundit pra u prononcua kreu i se djathtes Andonis Samaras pasi studioi fillimisht me stafin e tij pikat e erreta te marreveshjes qe sipas tij nuk thote asnje fjale per rimekembjen por dhe asgje konkrete per siguracionin social dhe likuiditetin problemin numer nje te ekonomise. Te gjithe ata qe levdohen se do te sjellin Greqine e vitit 2020 pas ne vitin 2009 ti vene gishtin kokes tha Samaras duke kerkuar indirekt ndryshimin e skenes politike me shprehjen cikli per kete qeveri u mbyll gje qe nuk perjashton edhe zgjedhjet e parakohshme. Gjithsesi partia e tij nuk thote se nuk do te votoje per programin e ri dhe marreveshjen ne fund te vitit ne parlament duke shpresuar sic thone analistet ti nxjerrin geshtenjat nga zjarri vete deputetet e revoltuar te pozites socialiste.
E verteta sigurisht fshihet diku midis panegjirikeve te qeverise dhe kritikes derrmuese te opozites per deshtim. Greqia mbreme evitoi gjene me te keqe qe do te ishte nje falimentim i plote por ajo qe kane para tyre greket eshte nje e perpjete e madhe 10 vjet te ashpra dhe te veshtira sipas gazetarit Pavllos Cimas. Gjithsesi fjalen e fundit do ta thote historia.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Aida Cama