Djali i Gadafit pritet perballja me drejtesine ne Libi

Djali i fundit i mbetur gjallë i kolonel Gedafit, Saif Al Islam do të përballet me Drejtësinë në Libi ose në gjykatën ndërkombëtare, tha një zëdhënës i qeverisë së përkohshme të Tripolit. Saif Gaddafi, 39 vjec ndodhet në arrati që nga vrasja e të atit, dukshëm nga duart hakmarrëse të kryengritësve libianë.
Ai ka njoftuar se është gati të dorëzohet së bashku më ish-shefin e shërbimeve sekrete, Abdullah Al Senusi. Por, nëse do të kapen brenda territorit libian, sipas zëdhënësit të Tripolit, të dy do të gjykohen në bazë të ligjeve të këtij vendi. Ndërsa në rast se kalojnë kufirin drejt vendeve fqinje, këto të fundit, sipas marrëveshjeve do ti dorëzojnë në Gjykatën e krimeve të Luftës në Hagë, e cila ka në fuqi urdhërat e arrestit për ta.
Juli Prifti