Gripi i derrit, në spital 9-vjeçarja nga Delvina
GJIROKASTËR- Një tjetër rast i prekjes nga gripi i derrave është shënuar në jug të vendit e vjen sërish nga qyteti i Delvinës.
Ashtu sikurse mjekët kishin dyshuar, me shtrimin e një vajze 9- vjeçare një javë më parë në spitalin rajonal "Omer Nishani", për përhapjen e virusit në të njëjtin ambient, ashtu ka ndodhur. Edhe e prekura e dytë me virusin AH1N1 ishte një tjetër 9- vjeçare, nxënëse në të njëjtën klasë me pacienten e parë.
Gjithsesi, për mjekët rastet nuk janë shumë të komplikuara dhe pasi kanë marrë mjekimet përkatëse në dhomat e karantinës nuk paraqesin më probleme dhe janë nxjerrë nga spitali, ku janë aktualisht duke marrë mjekim ambulator.