E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëzohet vinçi, vdesin dy punëtorë të rrugës Durrës-Kukës

KUKËS- Dy punëtorë që punonin në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës kanë humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pasdite, kur viktimat kanë qenë duke punuar për montimin e një ure, por gjatë punës është shkëputur krahu i vinçit dhe ata kanë rënë poshtë.

Sipas të dhënave të para të policisë, ata kanë ndërruar jetë menjëherë dhe ka qenë i kotë transportimi për në spital. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit tragjik.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›