E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, për një javë 100 të prekur

TIRANE-Numri i personave të prekur si nga gripi i derrit dhe gripi stinor po rritet me hapa galopantë. Pasi vetëm për një periudhë 10-ditore numri i personave të infektuar nga A/H1N1 është rritur me 100 vetë, duke e çuar nr. total të tyre në 296 të infektuar. Sipas mjekëve specialistë, kemi një aktivitet të infeksioneve respiratore shumë më të lartë se një vit më parë. "Ajo çka vihet re, është se që nga 12-19 tetori kemi një rritje të menjëhershme të infeksioneve respiratore, gjë e cila flet për qarkullim intensiv të një virusi që shkakton epidemi. Edhe pse këtë javë vërejmë përsëri një trend të stabilizuar të numrit të infeksioneve respiratore krahasuar me javën para-ardhëse", - bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore. Sipas tyre, numri më i madh i rasteve të infeksioneve respiratore akute vërehet në moshat fëminore; ky aktivitet këtë vit është më i theksuar në krahasim me të njëjtën periudhë të 10 viteve paraardhëse. Kjo tregon se kemi të bëjmë me qarku-llimin intensiv të një virusi të ndryshëm nga ai stinor i viteve të mëparshme. "Në këtë rast flasim për virusin e gripit pandemik. Lidhur me gripin e ri A/H1N1, deri në datën 9 dhjetor 2009 janë marrë 2.146 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri më i madh i mostrave është marrë në grupmoshën 15 - 24 vjeç, ku vihet re dhe numri më i madh i rasteve të konfirmuara. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virusin A/H1N1 deri në datën 9 dhjetor 2009 është 296. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 23 vjeç", - bëjnë të ditur specialistë të ISHP-së. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë. Shenjat klinike të rasteve të konfirmuara gjatë dy javëve të fundit kanë qenë mesatare. Në vendin tonë është regjistruar vetëm një rast me vdekje.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›