E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te drejtat e njeriut, OSBE e SHBA: Keni shumë për të bërë

TIRANE- Në ditën ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuesit ndërkombëtar të akredituar në Tiranë deklarojnë se Shqipëria ka ende për të bërë sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut të qytetarëve të saj.

Një tryezë e përbashkët në kuadër të 10 vjetorit të krijimit të institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri ka mbledhur së bashku ambasadorin e OSBE-së Robert Boch, Ambasadorin e SHBA-së John Withers, presidentin e Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.

 “Ka ende shumë për të bërë në respektimin e të drejtave të njeriut. Respektimi i të drejtave duhet të jetë në politikat e qeverisë ”- theksoi ambasadori Bosch në fjalën e tij.

Ai vlerësoi rolin e Avokatit të Popullit në respektimin e të drejtave ndërsa nënvizoi se “Vëmendje të të veçantë duhet të vihet në respektimin e të drejtave të grave dhe fëmijëve”.

Bosch bëri thirrje që institucionet përkatëse duhet të bëjnë punën e tyre ndërsa kujtoi se qeverisje e mirë do të thotë Institucione të pavarura”

Ambasadori amerikan John Withers duke vënë theksin në pavaërsinë e institucioneve nënvizoi pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe të gjyqësorit.

“ Pavarësia e institucioneve është gur themeli për demokracinë. Pa pavarësi nuk mund të funksionojnë Institucionet. Pavarësia e Avokatit të Popullit është thelbësore.”

Whithers vazhdoi më tej “Asnjë institucion s’mund të ndërhyjë në gjyqësor. Askush nuk është mbi ligjin. ”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›