Gripi i derrit, shkollat do mbyllen nese ka shperthim virusi
Institucionet arsimore do te mbyllen veten nese do te kete shperthim te virusit H1N1 ne vendin tone. Ky vendim mund te merret edhe me zona te caktuara, nese nje eshte me e prekur dhe nje tjeter jo. Ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone" drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, Gazmend Betja ka pohuar se ne nuk kemi nje situate te renduar. "rekomandimi i OBSH-se duhet te zbatohet sipas vendit dhe situates. Keshtu nese ne Amerike jane mbyllur disa shkolle, kjo ka ndodhur per shkak te numrit te larte te te prekurve, ndersa tek ne jane vetem dy paciente te moshes pediatrie me grip derri" ka nenvizuar Betja. Sipas tij, situata eshte mese normale. "Ne qofte se do te kete nje shperthim te virusit ne nje zone te caktuar, shkollat mund te mbyllen vetem ne ate zone ose vetem ne ate qytet. Nuk do te kete mbyllje masive te shkollave, ne rast se virusi do te perhapet ne nje zone" nenvizon Betja. Nderkohe gjate dites se djeshme jane marre masat ne te gjitha shkollat e gjimnazet duke filluar nga higjiena e tyre. "Eshte bere klorinomi i te gjitha ambienteve te tualeteve dhe pjeseve te tjera te shkolles. Nderkohe qe kemi nje personel shendetesor te pergatitur por edhe mesuesit te cilet do u flasin nxenesve per kete ceshtje" ka pohuar Elida Minarolli, drejtoreshe e shkolles, "Sami Frasheri". Nderkohe qe te gjitha shkollat jane pajisur me postrat te cilet tregojne masat dhe keshillat qe duhet te dine femijet.
Shqetesimi
Prinderit kane qene te shqetesuar edhe per shkak te situates se krijuar nga gripi i derrit. Autoritetet drejtuese te shkollave, thone se gjithcka eshte ne kontroll, dhe ne cdo shkolle jane ngritur grupe, madje edhe me mjeke qe monitorojne situaten.
Te dhena mbi arsimin ne Shqiperi
650 mije nxenes jane ulur dje ne bankat e shkolle
55 mije prej tyre kane filluar klasen e pare
100 klasa kane qene me nxenes 5 deri ne 6 vjec
6 mije nxenes mendohet se nuk kane shkuar ne shkolle
2 turne do te zhvillohet mesimi ne shkollat e Tiranes
35 deri 45 do te jete numri i nxenesve ne nje klase
9 vite eshte arsimi baze ne vendin tone
3 vite eshte kthyer arsimi i mesem ne Shqiperi