Shkolla, endrra ne sirtar e Armandit
Sonila Isaku
I ulur ne nje stol shikon dhe piketon makinat te cilet rreshqasin njera pas tjetres ne rruge. Mendohet se kush nga keta shofere do te behet zemermire, per ti falur ndonje lek, apo kush nga keta e ka xhamin me pise qe Armandi ta pastroje dhe mbase merr ndonje kacidhe. E ka harruar se cfare dite ka qene, se shoket dhe bashkemoshataret e tij, kane shkuar ne shkolle, se ai duhet te ishte ne klasen e shtate, se ai duhet te dite shume mire te shkruante dhe te lexonte. Por...... ai nuk asnje nga keto sepse mbetet thjesht nje lypes qe pret ti falin ndonje lek per te ngrene dreken, e darken. Nderkohe qe enderron nje cante te madhe me libra, dhe te ulet nje here ne bankat e shkolles, duke degjuar dhe mesuar cdo gje qe sot nuk e di e i veshtireson jeten.
Shkolla
Ai nuk i ka pare asnjehere bankat e shkolles, nuk ka shfletuar kurre libra ne jeten e tij dhe nuk di as te lexoje. Kur e pyet se si mund te kuptoje te njohe gjerat ai tregon se ka mesuar te njohe vetem lekun shqiptar, per te ato jane te rendesishme sepse me ato mban familjen e tij. Nderkohe qe edhe keta te fundit bejne te njejten pune si ai, apo edhe pune te ngjashme. "Nuk kam shkuar kurre ne shkolle, nuk di as te lexoj dhe as te numeroj apo te bej veprime matematikore. Sot, jam 13 vjec dhe me vjen shume keq qe nuk kam qene asnjehere ne shkolle por vetem ne pune per te nxjerre buken e gojes" thote Armandi, 13 vjecar. Por, nuk eshte vetem ai qe nuk di te shkruaje e te lexoje, jane edhe motra e tij me e madhe edhe vellai me i vogel te cilet e shoqerojne ne punen e tij, ndersa ata thjesht lypin, nuk mund te pastrojne xhamat ashtu sikurse Armandi.
Fenomeni
Personazhi yne, nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe nuk ka shkuar ne shkolle gjate dites se djeshme, si ai ne te gjithe vendin numerohen te pakten 6 mije te vegjel. Shume prej tyre, me gjithe deshiren detyrohen qe bankat e shkolles t'i zevendesojne me rrugen, ku punojne per te mbajtur gjalle familjen. Te dhenat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojne se jane rreth 6 mije femije qe kete vit nuk kane mundur te shkojne ne shkolle. Por kjo shifer tregon vetem ata qe jane te regjistruar edhe njihen si braktises te shkolles por jane me mijera te tjere qe nuk rezultojne as te regjistruar. Nderkohe qe qindra familje qe jetojne me perkrahje sociale nuk kane mundur te blejne libra, fletore dhe canta per femijet e tyre, cka ka bere qe shume prej tyre te qendrojne ne shtepi.