Gripi, konfirmohen 4 raste te reja
Instituti i Shendetit Publik ka konfirmuar edhe kater raste te reja, me gripin e derrave duke cuar keshtu ne 8 numrin e te prekurve ne vendin tone. Analizat e ardhura gjate dites se djeshme nga laboratori i references ne Rumani, kane konfirmuar 4 persona te prekur me grip derrash. Ne fillim te javes, ISHP ka nisur 5 kampione drejt ketij laboratori, ndersa jane kthyer vetem 4, kurse rasti i peste eshte ne ekzaminim. "Laboratori i Rumanise ka sjelle 4 pergjigje pozitive ndaj gripit te derrave. Por keto pergjigje priteshin nga ana jone, pasi kishim dyshime te fora dhe pacientet paraqiten simptoma shume te ngjashme me ato te gripit te derrit", ka pohuar per gazeten "Koha Jone" mjeku infeksionist, Pellumb Pipero. Sipas tij, laboratori i Rumanise eshte duke analizuar edhe 8 raste te tjera, qe edhe per keto, dyshimet per pranine e virusit H1N1 jane te forta.
Rastet
Tashme vendi yne ka shenuar 8 raste te prekura nga gripi i derrave, prej te cilave 3 jane shtetas te huaj dhe 5 shqiptare. Per sa u perket rasteve te konfirmuara, ato u izoluan fillimisht ne Spitalin Infektiv te Tiranes dhe i perkasin grup moshes 20 deri ne 40 vjec. "Jane trajtuar dy raste me Tamiflu, nderkohe qe kur ka prekje ne forme te lehte, nuk eshte e nevojshme te perdoret doza", ka pohuar Pipero. Sipas tij, virusi ende s'po izolohet ne komunitet, pasi rastet e dyshuara jane evidentuar tek udhetaret, qe kane referuar udhetime jashte vendit. Instituti i Shendetit Publik, do te informoje ne menyre periodike mbi rastet dhe masat qe duhet te merren per t'u mbrojtur nga ky virus. Nderkohe gjate ketyre diteve spitali Infektiv ne Tirane aktualisht eshte duke trajtuar rastet te cilet dyshohen per gripin e derrave. Sipas mjekeve specialiste, tashme nuk eshte me momenti per perhapjen e panikut, pasi shume prej qytetareve jane ndergjegjesuar dhe me shfaqjen e simptomave te para, kerkojne ndihmen e bluzave te bardha. Sipas buletinit te dyte te ISHP deri tani nuk ka asnje rast te moshave pediatrike. Por frika i ka shtyre prinderit, te drejtohen ne urgjencat e Tiranes ku numri i femijeve shkon deri ne 250 ne dite, si pasoje e virozave te stines.