Dorezohet policia: Ne rruge, 133 mije makina me shume
Tirane- Policia eshte e pafuqishme per te ndalur serialin vrases te aksidenteve ne rruget kombetare. Shtate ditet e fundit kane qene nje tmerr i vertete porsa i perket shifrave, nje bilanc i frikshem lufte. Statistikat qe prej dates 26 korrik dhe deri diten e djeshme flasin per 19 te vdekur dhe 34 te plagosur, kater prej te cileve dje ne mbremje vone. E thene ndryshe numerohen pothuajse 3 te vdekur dhe 5 te plagosur ne dite. Ky eshte muaji me numrin e aksidenteve me te madh ne krahasim me te njejtin muaj ne vitet 2007 dhe 2008, me nje te vdekur me pak se dy vjet me pare. Policia e Shtetit ne nje deklarate zyrtare te bere diten e djeshme, pranoi se as masat e marra nga patrullat ne rruget problematike nuk kane shmangur aksidentet tragjike. Por faji me i madh i vihet emigranteve te ardhur se bashku me makinat e tyre. Kete vit kane hyre nga pikat kufitare 579540 mjete, ose 133 mije mjete me shume se vitin e kaluar, duke renduar trafikun. Shkaqe te tjera te aksidenteve permenden pijet alkoolike, shpejtesia, mosrespektimi i Kodit Rrugor dhe pakujdesite.
"Duke u nisur nga situata e krijuar ne vend nga aksidentet rrugore gjate periudhes se sezonit turistik, si dhe nga disa aksidente te renda te ndodhura ditet e fundit, me gjithe masat e mara nga policia, situata mbetet shqetesuese", njoftoi dje per mediat zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko. Pothuajse te gjitha Policite Rrugore ne qarqet e medha kane kaluar ne sherbim te perforcuar, te ndihmuara nga efektivet e rendit. Madje kompetence per te operuar i eshte dhene edhe Patrullave te Pergjithshme, me qellim shmangien e aksidenteve dhe ndeshkimin e kundravajtesve. "Jane ngritur disa grupe Task-Force, te drejtuar nga Drejtoria e Policise Rrugore, per te operuar ne te gjithe territorin e vendit", tha Branko.
Shifrat e raportuara nga pikat kufitare flasin per nje fluks te madh mjetesh te kthyera gjate dy muajve te fundit. "Kane hyre ne keto dy muaj rreth 580 mije makina, ose 133 mije mjete me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. U kerkojme te gjithe drejtuesve te automjeteve, perdoruesve te rruges, te zbatojne me rigorozitet normat e sjelljes se Kodit Rrugor", keshilloi zedhenesi. Ai vuri ne dukje edhe shkeljet kryesore qe kane shkaktuar bilancin tragjik te aksidenteve ditet e fundit. "Drejtuesit e automjeteve duhet te ulin shpejtesine gjate drejtimit, te mos perdorin automjetin nen efektin e alkoolit, te perdorin rripat e sigurimit dhe kaskat mbrojtese per te minimizuar sa me shume te jete e mundur demtimet", perfundoi Branko. Policia e Shtetit ka paralajmeruar ditet e fundit ne vazhdimesi se eshte e vendosur te ndeshkoje maksimalisht drejtuesit e automjeteve qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit rrugor.
A. Qoraj
355 Mije Gjoba jane vendosur gjate ketij shtate mujori nga Policia rrugore ne shkalle vendi, ndersa jane hequr rreth 6 mije patenta, 70 per qind e te cilave deklarohet se jane hequr per tejkalim shpejtesie dhe perdorim te alkoolit.
19 Te vdekur Dhe 34 te plagosur eshte bilanci i aksidenteve te ndodhura ne rruget kombetare te vendit qe prej dates 26 korrik dhe deri ne mbremjen e djeshme. Ky rezultat i vleresuar edhe nga Policia e Shtetit, ka vene ne alarm strukturat e saj.
Qafe-Thane-Rrogozhine, nisin kontrollet e rrugoreve
Aksidentet me bilance lufte kane hedhur ne aksion edhe policine e Elbasanit, qe patrullon aksin nderkombetar Qafe-Thane-Rrogozhine. Sipas shefit te Qarkullimit Rrugor, Asllan Domi, masat e marra kane bere qe te ulen ne menyre te ndjeshme aksidentet. "Ato qe qarkullojne me targa te huaja do te trajtohen si te gjitha mjetet e tjera ne baze te Kodit Rrugor", tha Domi. Problem shqetesues ne aksin Qafe-Thane-Rrogozhine mbetet sinjalistika.
Tirane, rrugoret nisin kontrollet
Policia e Tiranes vendos te hidhet ne aksion per te ndeshkuar shoferet qe shkelin Kodin Rrugor dhe qe shkaktojne aksidente. Zedhenesja Alma Katragjini tha dje se sherbimi i Policise Rrugore, i mbeshtetur nga Patrullat e Pergjithshme, do te organizojne pika kontrolli te levizshme ne rruget nacionale ne kryeqytet si dhe ne superstraden Tirane-Durres. Kontrollet do te perqendrohen ne drejtim te ecjes tej normave te lejuara te shpejtesise, perdorim i pijeve alkoolike, mos respektim te sinjalistikes rrugore, mos vendosje te rripit te sigurimit, perdorim i telefonit celular gjate perdorimit te mjetit, mos perdorim i kaskes mbrojtese nga ana e drejtuesve te mjeteve ciklomotore dhe motocikleta. Policia e kryeqytetit ka vendosur gjate dites se enjte 420 gjoba dhe 180 masa administrative.
Shkaqet e aksidenteve:
Shpejtesia e madhe
Perdorimi i alkoolit
Mos vendosja e rripave
Mos vendosja e kaskave
Pakujdesia dhe mungesa e vemendjes
Perdorimi i celularit
Fushe-Kruje, 4 te plagosur
Kater automjete jane perfshire ne nje aksident te ndodhur mbremjen e djeshme ne aksin Fushe-Kruje-Lezhe. Kater persona kane mbetur te plagosur. Sipas policise ata jane Myfarete, Drinalda e Naim Xhafa, pjesetare te nje familjeje dhe Reshit Ulaj. Te lenduarit jane shoqeruar per te marre ndihmen mjekesore ne spitalin e Lezhes dhe jane jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur "Ura e Milotit".