Gripi po qarkullon ne Shqiperi

Mos pini aspirine nëse jeni me grip. Mund t’ju agravoje sëmundjen. Këtë këshillë japin mjeket te cilët thonë se ilaçet e parekomanduara mund te shkaktojnë pasoja te rënda.
Apeli i bluzave te bardha është për kujdes, por pa u vene ne panik. Te njëjtat viruse gripi ne vendin tone kane qarkulluar dhe me pare.
Pacientet janë nga rrethinat e Tiranes. Nuk e kane marre virusin jashtë vendit.
Po mjekohen ne shërbimin infektiv ne Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” dhe gjendja e tyre është nën kontroll.
Ndërkohë parashikohet qe piku i sezonit gripal te jete mesi i muajit shkurt. Vaksina sipas mjekeve pavarësisht se nuk është marre ne sezonin e rekomanduar tetor-dhjetor vazhdon te jete efikase. Nëse mbrojtja nuk realizohet 100% gripi kalon me lehte.