Ndryshimet ne Kodin e Procedures Civile dhe Kodin Civil
Ministria e Drejtësisë anonçoi sot një paketë nismash për një sistem drejtësie sa më eficent.
Ishte vetë ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ai i cili bëri me dije të gjitha nismat e përfshira në këtë paketë, duke i mëshuar faktit se synimi kryesor është funksionimi i një sistemi të drejtësisë sa i pavaruar aq dhe eficent.
“Vijmë me një paketë që ka në fokus jo vetëm eficencën por dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët. Vijmë me një paketë ligjesh që shkon në favor të qytearëve dhe sistemit bankar. Ndryshimet kanë të bëjnë e lëshimin e trashëgimisë nga gjykatat dhe kalimi i tyre tek noterët”, vuri në dukje Halimi.
Sipas tij, përmes këtij propozimi do të eliminohet jo vetëm kostoja financiare por dhe do të shkurtohet dhe koha fizike.
Gjithashtu, nisur nga fakti se në sistemin gjyqësor është aplikuar portali dixhital, kjo paketë vjen me një tjetër nismë atë të njoftimit me sms për zhvillimin e seancave, për atë që ka kaluar dhe atë që do të vijë.
Njëkohësisht, do të kalohet dhe kalendar elektronik i çështjeve gjyqësore, me qëllim që të mos ketë më shtyrje apo mos zhvillim seancash për shkak se një gjyqtar mund të ketë në njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë seancë në dy vende të ndryshme.
Në vazhdën e anonimit të kësaj pakete, ministri Halimi bëri me dije se përmes këtyre ndryshimeve do të bëhet e mundur që gjykimi në Gjykatën e Lartë do të bëhet nga tre gjyqtarë dhe jo më nga 5 të tillë, duke sjellë me vetë dhe krijimin e trupave të reja gjyqësore.