E Martë, 3 Nëntor 2026

Gripi stinor dhe Covid 19, fluks i lartë pacientësh në urgjencën e Lushnjes

Ulja e temperaturave është shoqëruar me numër të lartë të prekurish nga virozat stinore, këtë janar. Në ditë numërohen rreth 30 pacientë që paraqiten pranë urgjencës së spitalit të Lushnjes me siptomat të rënduara dhe tempertaurë të lartë por nuk përjashtohen edhe rastet me Covid 19, ndonëse shumë më të pakët në numër.

“Kryesisht qarkullon virusi i gripit dhe virozat e rrugëve të sipërme repiratore. Janë më pak raste që janë konfirmuar me covid. Kryesisht shfaqen me temperaturë, dhimbje muskujsh, dhimje fyti, artikulare. Raste të rralla janë që komplikohen”, tha mjekja.  

Kapaciteti i shtrimeve në spitalin e Lushnjes është i lartë, ndërsa të sëmurët hospitalizohen nga 5 ditë deri në 1 javë.

Bluzat e bardha bëjnë thirrje të bëhet kujdes i shtuar në këtë periudhë duke shmangur kontaktet me të sëmurët si dhe vizitat te mjeku i familjes për të shmangur komplikacionet.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›