Griselda Rroshi pranon Nuk isha shtatzene. Sajova gjithcka

Bashkeshortja e kryebashkiakut te Kavajes Griselda Roshi pranon se deshmia e saj per rrembim ka qene e rreme. Nje gje te tille ajo e ka pranuar par prokuroreve te Gjykates se Krimeve te Renda. 28-vjecarja e shoqeruar nga nje psikologe ka sqaruar ngjarjen e cila ne fakt si perfundim ka rezultuar se ka qene gjithcka e sajuar prej saj. Ajo ka sqaruar se nuk eshte rrembyer dhe se nuk ka qene asnjehere shtatzene.
Policia e Tiranes ne deklaraten e saj per shtyp ka zbardhur ate qe fillimisht u quajt pengmarrja e 27-vjecares Griselda Roshi. Sipas policise e cila ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda kishte ngritur dy grupe hetimore Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.
Ne njoftimin per shtyp Policia e Tiranes ben te ditur se menjehere pas denoncimit te bere nga kunati i 28-vjecares ka filluar hetimet per rastin. Sipas policise Griselda pas ndarjes nga mikja e saj e cila ka deklaruar se Griselda dukej se ishte prane lindjes ka marre nje taksi. shte marre ne pyetje shoferi i taksise i cili ka deklaruar se me kerkese te saj e ka derguar ne hotel Broduej dhe ajo ne pamje te pare dukej shtatzene.
Policia ka marre ne pyetje punonjesit e hotelit te cilet kane deklaruar se ne momentin e regjistrimit ajo dukej shtatzene ne muajt e fundit. Sipas tyre ajo ka marre nje dhome dhe ka qendruar atje e vetme deri rreth ores 0130. Kur ka dale nga dhoma Griselda nuk dukej shtatzene dhe ka marre nje tjeter taksi e cila e ka cuar ne kliniken mjekesore IKEDA. Aty ajo eshte ankuar per te vjella dhe diarre dhe sipas deshmise se mjekut qe e ka trajtuar me serum ajo nuk ishte shtatzene. Pas mjekimit ajo ka marre serish nje taksi dhe eshte larguar nga klinika.
Policia per deklaraten e saj zyrtare eshte mbeshtetur edhe ne ekzaminimin qe iu be 27-vjecares nga Instituti i Mjekesise Ligjore sot paradite i cili ka dale ne perfundimin se Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.