E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres dy italiane arrestohen nga policia kufitare

Dy shtetas italiane kane rene ne prangat e Policise Kufitare te Durresit diten e djeshme. Francesco Cinefra 29 vjec banues ne Brindisi Itali eshte arrestuar ne flagrance pasi sipas policise me date 31.05.2011 rreth ores 11.00 eshte paraqitur para sherbimeve te Policise Kufitare te Portit Detar Durres per kontroll pas zbarkimit nga trageti Bridge i linjes Bari-Durres se bashku me automjetin e tij te markes Audi A6 me targa CW109XN.

Nga verifikimi i kryer nga punonjesi i Policise Kufitare rezultoi qe ky mjet ishte vjedhur ne Itali me date 16.03.2011 dhe dokumentacioni i paraqitur ne emer te shtetasit Francesco Cinefra dyshohej te ishte i falsifikuar. Ndaj tij materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per veprat penale te trafikimit te mjeteve motorike dhe falsifikimit te dokumenteve.

Gjithashtu policia ka njoftuar edhe per arrestimin ne flagrance ne oren 2100 te shtetasit Vincenzo Cangi 54 vjec banues ne Padova Itali pasi ne daten 01.06.2011 rreth ores 1830 eshte kapur ne flagrance nga Policia Kufitare e Portit te Durresit ne momentin qe kryente procedurat e regjistrimit ne hyrje te Pikes se Kalimit Kufitar Durres.

Nga verifikimi i kryer ne bazen e te dhenave ka rezultuar person ne kerkim nderkombetar per veprat penale te evazionit te taksave dhe mashtrimit komercial. Ky shtetas ishte i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Rumania.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›