Grizman, sërisht tek Atletiko?

Sezoni 2020-2021 ishte i erreë për Barcelonën që nuk arriti të fitonte asnjë titull të rëndësishëm përveç Kupës së Mbretit dhe ky fakt nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit.
Ditëve të fundnit është raportuar për ndryshime të mëdha që do të ndodhin brenda ekipit të Barcelonës dhe këtë e konfirmoi edhe vetë presidenti i klubit pak ditë më parë, Joan Laporta, kur tha se ky cikël i Barcelonës ka përfunduar. Një ndër emrat më të përfolur të momentit është pikërisht Grizman, i cili lidhet me një rikthim të mundshëm tek ekipi i Atetikos së Madridit, aty ku shkëlqeu me Los Cholconeros përpara se ti bashkohej ekipit të Barcelonës.
Enrique Serezo, presidenti i Atletico Madrid rikthen në skenë mundësinë e transferimit të Antoine Griezmann në “Ëanda Metropolitano”.
Në një intervistë për mediat sportive , ai shprehet se nuk e përjashton rikthimin e Griezmann këtë verë, duke lënë të kuptohet se klubet janë ende në negociata për këtë lëvizje.
“Nuk përjashtoj asgjë, por mund të them se nuk është operacion i lehtë. Po presim lajme, jo vetëm nga Griezmann, por edhe për lojtarë të tjerë. Por e përsëris, Griezmann është operacion i vështirë”, tha Cerezo. Por edhe vete Grizman duket se ka një dëshire per tu larguar nga Barcelona, aty ku dështoi të tregonte të gjithë potencialin e tij.