E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gross Shqiperia viktime e paaftesise se dy burrave

Bruksel 8 tetor NOA ndash Miratimi i rezolutes per Shqiperine ne Keshillin e Europes pak dite me pare nuk ka kaluar pa komente nga politikanet e pranishem ne salle. Vec optimizmit dhe qendrimeve ku behej apel per reforma deklarata e kryetari te Grupit Socialist ne Asamblene e KiE Andreas Gross ka qene fshikulluese per te dyja palet.
Ne nje koment te shkurter qe ka bere per situaten ne vend ai nuk e fsheh se sjellja e klases politike dhe perqendrimi i pushtetit politik ne vetem pak duar te cilat nuk dine te bejne marreveshje eshte nje turp i politikes shqiptare.
Une shpresoj shume kur raportuesit thone se Shqiperia eshte ne nje rruge premtuese. Une nuk jam shume i sigurt. Une ende mendoj se vendi eshte ne duart e nje grupi te vogel njerezish. Ky eshte nje turp eshte shprehur dy dite me pare Gross gjate diskutimit per dokumentin e deputetit suedez Bjorn von Sydow.
Apeli i tij ka qene edhe me konkret per klasen politike dhe per demokracine e brendshme partiake. Ai tha se politikanet kryesore edhe pse mund te jene rinj biologjikisht kane mentalitet te vjeter dhe jane te paafte per te bere marreveshje.
Ne duhet te theksojme se optimizmi mund te justifikohet nese palet demokratizohen vet ne menyre qe njerezit te mos jene viktima te paaftesise se dy apo tre burra te vjeter per te rene dakord. Ata nuk jane aq te vjeter por mund te jene te vjeter edhe nese biologjikisht jane te rinj eshte shprehur ai.
Ai ka theksuar se perpjekjet e KiE kane qene nje vit me pare ne linjen e demokratizimit te partise.
a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›