E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grossruck Rama perpjekje destabilizuese per integrimin e vendit

Tirane 9 mars NOA 8211 Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Wolfgang Grossruck deklaroi sot gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha se kreu i PS-se po ben perpjekje destabilizuese te cilat prishin imazhin e vendit dhe integrimin e tij ne BE.

Ne takimin e zhvilluar paraditen e sotme Grossruck shprehu keqardhjen qe perpjekjet destabilizuese te zotit Rama ndikojne negativisht per imazhin e vendit dhe ecurine e Shqiperise  perpara ne rrugetimin drejt Bashkimit Europian.

Nga ana tjeter perfaqesuesi i OSBE informoi Kryeministrin Berisha per angazhimin e tij dhe te miqve te tjere te Shqiperise per te derguar nje numer sa me te madh vezhguesish nderkombetar per zgjedhjet lokale te 8 majit.

Duke u ndalur ne qendrimin e opozites kreu i qeverise ka theksuar se qellimi i zotit Rama per te destabilizuar procesin zgjedhor nepermjet mos dergimi  te komisionereve ne Komisionet Zgjedhore dhe regjistrimit te Partise Socialiste si subjekt garues ne afatin fundor deshtuan perballe zbatimit korrekt dhe konseguent te ligjit te miratuar ne menyre konsensuale dhe mbi bazen e propozimeve te Partise Socialiste ne fundin e vitit 2008.

Nga ana tjeter Berisha eshte shprehur se tentativat e zotit Rama per te perseritur skenarin e vitit 2007 per bllokimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve i mirenjohur si nga opinion publik vendas edhe nga ai nderkombetar do te deshtoje ne cdo rast.

Kryeministri Berisha falenderoi Grossruck i cili eshte dhe Kryetari i Komitetit te Miqesise Austri 8211 Shqiperi ne Parlamentin Austriak  per ndihmen shume bujare qe Austria i ka dhene Shqiperise nder vite dhe ne menyre te vecante per ndihmen per situaten e krijuar gjate permbytjeve ne qytetin e Shkodres.

Berisha ka theksuar se prioriteti i tij maksimal eshte organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas standardeve me te larta nderkombetare.

Berisha eshte shprehur se qeveria shqiptare eshte e gatshme te jape mbeshtetjen e plote financiare dhe logjistike per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si organi me i larte i ngarkuar nga Kushtetuta per organizimin e zgjedhjeve si dhe angazhimin e plote te mazhorances per te kontribuar me vullnet te plote politik per nje fushate zgjedhore te bazuar teresisht tek nevojat dhe interesat e qytetareve dhe komunitetit.

Lidhur me zgjedhjet vendore kryeministri ka theksuar se mazhoranca do te permbushe te gjithe detyrimet ligjore ne procesin e administrimit zgjedhor per mbarevajtjen e ketij procesi dhe uroi qe edhe opozita perfundimisht te heqe dore nga bllokimi i procesit zgjedhor dhe te marre persiper detyrimet e saja ligjore ne interes te garantimit te te drejtes se votes se qytetareve shqiptar.

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeOSBE Zgjedhjet vendore ne afatin kushtetues Berisha Rama demtoi vendin dhe PS Volonte Rama i mbylli rruget per zgjidhjeBerisha PPE ndeshkim nderkombetar per RamenAnullon viziten ne Kosove vjen sot ne Tirane Thomas Countryman LidhjeBerisha grossruck. zgjedhjet OSBE rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›