Korçë, këshilli bashkiak kërkon largimin e Ikonomus

Këshilli bashkiak i Korçës përmes një deklaratë të miratuar sot ka kërkuar largimin e konsullit grek Theodhirus Ikonomus dhe dhe emërimin një konsulli tjetër që duhet t`i shërbejë lidhjeve dhe fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.
Këshilltarët bashkiakë në Korçë theksojnë se me deklaratat e tij konsulli grek Ikonomus ka nëpërkëmbur identitetin kombëtar të shqiptarëve.
“Korça nuk ka lidhje me termin shovinist grek të Vorio-Epirit thuhet në deklaratën e këshillit bashkiak ndërsa theksohet se qarqet shoviniste greke po përpiqen të tjetërsojnë dinjitetin kombëtar.
Ndërkohë ditë më parë konsulli grek në Korçë Theodhirus Ikonomus bëri thirrje për ndryshimin e kombësisë dhe e quajti zonën së Korçës si Vorio Epir.