E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e Berluskonit kerkon divorcin

Gruaja e kryeminsitrit Italian Veronika Lario ka kerkuar zyrtarisht divorcin nga Silvio Berluskoni , pas me shume se 20 vitesh martese . Veronika Lario e ka bere publik vendimin per dhenien fund marteses 20 vjeçare ne nje interviste te botuar ne pothuajse te gjitha mediat Italiane. Ish aktorja 52 vjeçare publikisht ka kritikuar Beluskonin disa here, ndersa duket se nuk ka duruar dot faktin qe ai kishte marre pjese ne ditelindjen e 18 te nje vajze nga Napoli. Lario gjate intervistes tha se nuk mund te duronte dot nje person qe shkonte me minorene.Me heret ajo kritikoi vendimin e Berluskonit qe ne zgjedhjet e parlamentit Europian te kandidonin gra te bukura dhe ne moshe te re.
72 vjeçari Berluskoni tha se kjo eshte nje ceshtje private dhe nuk do bente asnje koment pavaresisht pikellimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›