Braun rrezikon postin e tij kryeministror
Kryeministri britanik Gordon Braun duket se ka perpara nje te ardhme gjithnje e me te paqarte. Midis ministrave te qeverise se tij po behet gjithnje e me e qarte ideja per ta debuar ate nga Dauning Strit. Ne krye te tyre qendron zevendesministrja per komunitetet Hejzel Blirs e cila ka vene seriozisht ne diskutim aftesine e kryeministrit per tu perballur me zgjedhjet e ardhshme. Ne radhet e laburisteve po ngre krye pakenaqesia per faktin se qeveria nuk po tregohet e afte per tu komunikuar qytetareve politikat e veta dhe per te mbrojtur imazhin e saj.