Gruaja e ish- presidentit: Google më vendos fjalën prostitutë
Gruaja e ish- presidentit gjerman ka vendosur që të ndërmarrë hapa ligjore ndaj kompanisë Google për të ndaluar thashethemet që qarkullojnë për jetën e saj private.
Kur shtypet emri Bettina Wulff në motorin kërkues të Google, fraza që të sugjerohet për kërkim përfshin fjalët prostitutë dhe lagje e dritave të kuqe.
Google thotë se teksti është diçka e vetëgjenerueshme, që reflekton atë që të tjerët po kërkojnë tashmë online.
Zonja Wulff e mohon që ka punuar ndonjëherë si prostitutë.
Gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung raporton se ajo ka dhënë një deklaratë betimi përpara martesës, duke mohuar çdo dyshim e akuzë që i bëhet asaj në lidhje me faktin se ka punuar si prostitutë.
Thashethemet u përhapen online dhe në disa media. Raportohet se ato nisën në mënyrë që të ndalonin karrierën politike të burrit të saj, Christian Wulff.
Revista gjermane Der Spiegel thotë se gruaja e presidentit, që dha dorëheqjen para pak kohësh, i akuzuar për një skandal korruptiv.
Në mars të këtij vitit Google u detyrua që të zhdukte funksionin auto të kërkimit për një person në Japoni, që pretendon se emri i tij lidhej me krime që nuk i ka kryer.