Për kafshë shtëpiake ata mbajnë një gepard (FOTO)
Këto foto të pabesueshme tregojnë se si një çift e ndan shtëpinë e tyre me një kafshë shtëpiake që nuk është as më shumë e as më pak, por një gepard.
Ky felin gjigand quhet Jolie dhe e ka marrë emrin sipas aktores së njohur, Angelina. Natyrisht ajo si kafshë shtëpiake merr një trajtim përrallor nga Magda dhe Japie Pienaar, të cilët jetojnë në Afrikën e Jugut.
Kafsha ha, fle dhe luan edhe me kafshët e tjera shtëpiake, një qen dhe një mace.
Magda rrëfen se ajo fillimisht kishte frikë të merrte një kafshë të tillë në shtëpi, por tani ajo është bërë pjesë e familjes.
Isha vërtet kundër idesë që të merrnim një gepard për kafshë shtëpiake. Një ditë pashë një njoftim për një ankand për gepardë dhe e fshiva direkt pasi e dija që burri im do e blinte, tregon ajo.
Megjithatë përpjekjet e saj shkuan dëm, pasi vëllai i të shoqit e kishte blerë këlyshin e vogël.
Tani Jolie është katër vjeç dhe është bërë i famshëm në qytet, pasi shumë njerëz vijnë që ta shohin atë dhe të bëjnë foto.












