E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruaja e ish-kreut të komunistëve Gu Kailai dënohet me vdekje

PEKIN-Një gjykatë në Kinë i ka shqiptuar dënimin e kushtëzuar me vdekje Gu Kailait, bashkëshortes së ish-liderit të Partisë Komuniste, Bo Ksilai, për shkak të vrasjes së një britaniku.

Dënimi në fjalë zakonisht ndryshon në burgim të përjetshëm pas disa vitesh. Nese per 2 vjet ajo ka sjellje te mire, denimi me vdekje kalon me pas ne burg te perjetshem.

Gu ka pranuar se ka helmuar Neil Hejvudin - me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesi - pas një grindjeje për para, në nëntorin e vitit të kaluar.

Gu ka thënë se ka vepruar pasi Hejvud ka kërcënuar djalin e saj. Vrasja ka shkaktuar skandal politik, duke dëmtuar karrierën e Bosë. Ndihmësi i Gusë, Zhang Ksiaojun, është dënuar me nëntë vjet heqje lirie.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›