Nata finale, "Birra Korça" mbretëreshë e festës
KORÇE -Mbyllet në mënyrë madhështore Festa e Birrës në Korçë. Në natën finale, birra e qytetit juglindor ka marrë sërish "kurorën" e mbretëreshës së kësaj feste. "Birra Korça", që daton gati një shekull më parë, e perfeksionuar deri në detaj, ka ditur të joshë mijëra pjesëmarrës, duke qenë sërish një sukses i padiskutueshëm në këtë festë gjigande.
Mbrëmja e së Dielës në Korçë, është "blinduar" nga mijëra pjesëmarrës nga Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri etj, por edhe nga turistë të huaj nga Anglia, Holanda, Italia dhe Serbia. Edhe në natën e 5-të të festës, pjesëmarrësit e shumtë, ashtu si dhe në netët e tjera janë dyndur në tendat e birrës së qytetit për të shijuar krikot me birrë, duke e vlerësuar "Birrën Korça", si birrën më të mirë në Shqipëri. Numri i gotave të konsumuara në mbrëmjen e fundit të festës, e cila ka pasur edhe numrin më të madh të pjesëmarrësve, ka thyer rekord, duke konfirmuar qartazi suksesin e "Birrës Korça", e cila ka konkurruar denjësisht birrat e tjera të pranishme në festë.
Pjesë shoqëruese e mbrëmjes përmbyllëse të festës më të madhe në Shqipëri ishte edhe spektakli muzikor, pjesë e të cilit ishin këngëtarë të njohur shqiptarë si Niki & Flori, vëllezërit Prifti, Dren Abazi & Zig-Zag Orchestra, dhe Eugent Bushpepa Band, që, nëpërmjet interpretimit live kanë "ndezur" adrenalinën e mijëra pjesëmarrësve. Antonio Cerellio, një nga turistët e ardhur enkas nga Italia për Festën e Birrës në Korçë, pohoi se ishte shumë i impresionuar nga ky aktivitet madhështor. "Kishim dëgjuar për një festë në Shqipëri, nga disa miq shqiptarë, ndaj dhe vendosëm të jemi pjesë e kësaj feste. Unë vij nga Milano, dhe gjithçka po më duket bukur; edhe muzika këtu po më pëlqen, gjithashtu edhe birra. Në fakt unë jam duke konsumuar "Birrën Korça", e cila është shumë e shijshme. Miqtë e mi shqiptarë më treguan se është birra e parë shqiptare dhe ndihem krenar që po shijoj këtë birrë. Me të mbërritur në Milano do iu tregoj edhe miqve të mi për këtë festë, dhe në veçanti për "Birrën Korça" e për shijen e saj të shkëlqyer. Cerellio premtoi se vitin tjetër do të jetë sërish në Festën e Birrës në Korçë, por me më shumë miq nga Italia. Ndërkohë, drejtori i "Birrës Korça", Dimitris Karavias u shpreh i kënaqur nga suksesi i "Birrës Korça" në festë. "Kjo është një festë e bukur, por më fantastike e bën 'Birra Korça'. Jam i lumtur që kjo birrë ishte më e preferuara dhe në këto 5 net kapërceu kufijtë e suksesit. Tani e them me plot gojën, se ajo është birra më e mirë në Shqipëri", - tha Karavias.
NATA E PARE
Në natën e parë të festës, "Birra Korça" theu rekordin, pasi u konsumuan 30 mijë gota birrë. Në mbrëmjen e së mërkurës, u krijua atmosferë festive nga 'Fenix Band', Eneida Tarifa, Elton Deda, 'Renis Gjoka Band' dhe 'Portokalli show'. E veçanta e mbrëmjes së parë ishte dhe pjesëmarrja e konsullit grek në Korçë, Janis Pedhjosis. "Është një atmosferë festive shumë e bukur. Unë vij për herë të parë këtu, dhe po ndihem vërtet mirë, nën shoqërinë edhe të 'Birrës Korça'. Më pëlqen jashtëzakonisht kjo birrë, të cilën e kisha shijuar edhe herë tjetër pas mbërritjes sime në detyrë në Korçë. Kjo birrë është në menynë time. Kam dëgjuar se 'Birra Korça' është birra e parë shqiptare, dhe natyrisht kjo birrë më ka mrekulluar. 'Birra Korça' është e njohur edhe në Greqi, ajo është një birrë me një cilësi europiane. Në perfeksion të saj është cilësia e shkëlqyer", - tha Pedhjosis.
NATA E DYTE
Edhe nata e dytë e festës shënoi suksesin e radhës të "Birrës Korça", e cila u "derdh lumë". Në këtë natë, "Birra Korça" u vlerësua nga turistët e huaj si një birrë e standarteve europiane, ndërsa numri i gotave të shitura arriti në 40 mijë. Kulmi i mbrëmjes së dytë të festës, ishte performanca e këngëtarit Alban Skënderaj me bandën e tij, e shoqëruar më pas nga grupe të tjera muzikore. Kryebashkiaku Niko Peleshi deklaroi se "Jemi të lumtur që festa e birrës ka korrur këtë sukses të paparashikuar. 'Birra Korça' i ka shtuar hijeshinë festës, dhe është birra më e mirë në Shqipëri".
NATA E TRETE
Në natën e tretë të festës morën pjesë 40 mijë vetë. Gjatë kësaj nate, skena u ndez nga këngëtarja Maya, e sjellë enkas nga "Birra Korça". Më pas performuan edhe Bledi Polena, Eltina Minarolli, Mateus Frroku, 'Altin Goci Band'. Ambasadorja çeke, Branislava Tomasova, e pranishme në festë, vlerësoi eventin dhe u shpreh e mahnitur nga "Birra Korça". "Po ndihem vërtet mirë larg politikës, por dhe të përditshmes. Ndihem e befasuar vërtet nga kjo festë, dhe jam duke shijuar atmosferën, muzikën dhe 'Birrën Korça'. Unë e kam vizituar vetëm pak muaj më parë fabrikën e 'Birrës Korça' dhe mbeta pa fjalë. 'Birra Korça' është birra ime e preferuar. E shijova për herë të parë kur erdha në detyrë këtu në Shqipëri, dhe prej asaj kohe nuk e kam ndarë nga tavolina ime. Është në menynë time të përditshme", - pohoi Tomasova.
NATA E KATERT
Nata e katërt "ndezi" qytetin e Korçës. Mbi 50 mijë vetë mbushën sheshin e qytetit juglindor, duke krijuar një atmosferë festive. Festa e së shtunës nisi më herët se zakonisht. Serenatat korçare të kënduara nga Devis Xherahu, Kamela Islami, Landi e Xhoi, por edhe zëri melodioz i Redon Makashit, "harbuan" mijëra turistë, të cilët shijuan muzikën, gatimet tradicionale të qytetit, siç janë kërnackat. Pjesëmarrësit u entuziazmuan nga grupet angleze
'The Good Natured Band' e 'The Goaler's Doughter Band'. Ambasadori bullgar Dimitar Arnaudov tha se "'Birra Korça' është e shkëlqyer, dhe e kam në shijet e mia. Kam dëgjuar edhe për historinë e saj: Është një birrë gati shekullore, dhe shija e saj dëshmon më së miri cilësinë e saj". Ndërsa, ambasadori slloven, Bojan Bertoncelj deklaroi se "'Birra Korça', e cila është një birrë europiane, i dha shumë hijeshi festës. Po ndihem shumë rehat, dhe jam mahnitur në këtë event kaq gjigand. Po më pëlqen shumë kjo festë, dhe u jam mirënjohës organizatorëve që më ftuan të bëhem pjesë e kësaj feste".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)