Gruaja nga Fushë-Kruja bëhet nënë në moshën 56 vjeçare
Një nënë shqiptare ka sjellë në jetë një foshnjë në moshën 56 vjeçare. Gruaja nga Fushë- Kruja dhe bashkëshorti i saj kanë arritur të kenë trashëgimtare një vajz렠 e cila peshon 2.8 kilogramë. Nëna 56 vjeçare shënon rekordin e parë në Shqipëri, për sjelljen në jetë të një fëmije në moshën mbi 40 vjeç.
Gruaja ka mbetur shtatëzënë nëpërmjet rrugve për lindje të asistuar, me metodën invitro, e njohur si bebe epruvetë.
Jam shumë e lumtur, është një mrekulli, është gjithçka që kam dashur më parë. Kam provuar të mbetem shtatëzënë edhe herë të tjera po nuk ia kam arritur dot. Shtatëzëninë e kam pasur me problem, por gjithçka ka ndodhur ka qenë një mrekulli. Jam shumë e gëzuar, shprehet 56 vjeçarja për gazetën Shqip
Metoda in vitro është realizuar nga mjekët e Spitalit Amerikan, nga gjinekologu Elton Peçi dhe embriologia Tugce Isidan./A.XH