E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet shqiptari që përdhunonte prej 10 vitesh të bijën

vajze e dhunuarNjë emigrant shqipatr  në  Greqi  është arrestuar , pasi përdhunonte prej dhjetë vitesh  vajzën e tij. Historia e incestit ka nisur  kur vajza ishte vetëm 6 vjeç.

Historia është zbuluar ditët e fundit, pasi adoleshentja ka tentuar  të vrasë veten  për shkak të abuzimit  të vazhdueshëm që është bërë me të. Pas aktit të vetëflijimit, ajo ka treguar gjithçka  që kishte ndodhur në jetën e saj, duke  akuzuar drejtpërsëdrejti babanë.

Dyshohet se 36-vjeçari , shfrytëzonte momentet kur bashkëshortja shkonte  në punë dhe në banesë nuk kishte njeri.

Pas arrestimit të tij, mësohet se babai e ka pranuar abuzimin e  kryer me të bijën, ndërsa e ëma e tronditur  është shprehur se kurrë nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë. Ajo  ka pohuar se i shoqi prej kohësh nuk ka qenë në marrdhënie pune, duke iu dhënë mundësia që të përfitonte.

Historinë e inçestit  e konfirmojnë edhe fqinjët./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›