E Hënë, 9 Nëntor 2026

Gruaja nga Laçi tenton të hyjë nga kangjellat në SPAK: M’i kanë vjedhur pronat!

Një grua ka tentuar të hyjë me çdo kusht brenda SPAK duke kapërcyer gardhin e oborrit pasi u ndalua tek porta e jashtme.

Ndërhyrja e rojeve të sigurisë ka bërë që ajo të nxirret jashtë, por edhe më pas ka këmbëngulur duke tentuar sërish të hyjë.

Gjatë përplasjes me efektivët e sigurisë, gruaja ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Cara, për të cilën pretendoi se i ka tjetërsuar dhe marrë pronat.

Ajo ka artikuluar me zë të lartë pretendimet e saj, duke kërkuar gjithashtu krijimin e një “qeverie teknike” dhe duke kërkuar të takojë drejtuesit e SPAK.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›