E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, Begaj: Duhen trashëguar vlerat tona kulturore

Në  Presidencë është organizuar aktiviteti “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”. Eventi kishte në qendër kontributin e gruas shqiptare në trashëgiminë kulturore dhe etnografike shqiptare.

Presidenti Begaj u shpreh se parësore në rrugën e zhvillimit të qytetërimit mbetet gjithmonë trashëgimi i sistemit të vlerave tona kulturore nëpërmjet edukimit të fëmijëve tanë, gjeneratës së re.

“Gratë, shpirti i thesareve etnografike” ishte titulluar eventi  organizuar nga presidenca dhe që pjesëmarrës ishin emrat e shquar të grave shqiptare .

Simboli i këtij organizimi ishte xhubleta tashmë trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO e që prej 4 mijë vitesh është pasuar nga gratë tek vajzat për të ardhur në ditët tona jo vetëm si vlerë por edhe si një zë nga larg i jetëgjatësisë së kombit tonë.

Presidenti Bajram Begaj  theksoi rëndësinë e vijimin e ruajtjes së kësaj trashëgimie.

Prof. Afërdita Onuzi e cila për kontributin e saj në ruajtjen e trashëgimisë sonë etnografike mori urdhrin “Mjeshtër i madh” nga presidenti i republikës i cili theksoi rëndësinë e etnografisë si dhe mirënjohjen e saj.  

Me këtë rast në presidencë u shfaq edhe ekspozita fotografike e mbështetur nga Institucioni i Presidentit me titull  “Xhubleta shqiptare, universale e përjetshme” e fotografit Ergys Zhabjaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›