Si pritet të festohet sot Dita e Verës, aktivitete për të gjitha grupmoshat

Me rastin e ‘Ditës së Verës’ sot pritet të mbahen rreth 100 aktivitete të shpërndara në 10 vendodhje të ndryshme në Tiranë. Për këtë arsye, janë bllokuar një pjesë e mirë e rrugëve në kryeqytet.
Aktivitetet përfshijnë të gjithë grupmoshat, nga fëmijët deri tek të rriturit, ndërsa kanë nisin që nga mëngjesi dhe do të vijojnë deri pas mesnate.
Në sheshin kryesor, atë ‘Skënderbej’ do të performojë ansambli i Tiranës dhe ai kombëtar. Ndërsa më pas do të performojnë edhe këngëtarë e Dj, ku mes tyre spikat këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa.
Në sheshin tjetër, atë “Nënë Tereza” do t’i kushtohet aktivitetete sportive duke nisur nga futbolli, basketbolli, e shumë sporte të tjera.
Ndëra Tek parku i liqenit cirku i Tiranës do të argëtojë fëmijët. Në orët e pasdites së sotme pritet të ketë një koncert festiv për të gjitha moshat.
Në mënyrë që këto aktivitete të zhvillohen sa më lirisht, do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet, që nisin që prej të hënës e vijojnë gjatë ditës së marte.
Sheshi “Nënë Tereza” është bllokuar që prej orës 07:00 të ditës së djeshme dhe do të qëndrojë kështu deri në orën 18:00 të ditës së sotme. Gjithashtu, edhe rrugët e tjera si “Ibrahim Rugova” do të vijojë të jetë e bllokura deri në orën 23:00 të ditës së sotme bashkë me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët që lidhen me të. Këto të fundit janë bllokuar që prej orës 8 të ditës së sotme dhe do të qëndrojnë kështu deri në orën 16:00.
/rtsh.al/