Gruaja vret burrin pse harroi se ajo kishte ditëlindjen
Një grua ka vrarë burrin e saj për shkak se ai kishte harruar se ajo kishte 45 vjetorin e lindjes. Ngjarja ndodhi në Astrahan në jug të Rusisë.
Lialia Tupikova i tha policisë së burri i saj, Kalpik, nuk ishte kujtuar për ditëlindjen e saj përpara se të shkonte në punë. Kur ai u kthye në shtëpi nga puna në zyrë, ajo po priste një buqetë me lule ose një dhuratë, por ai nuk solli asgjë. Madje edhe kur ajo gatoi një darkë romantike me qirinj, ai nuk u kujtua.
Kjo ishte shumë për të. Ajo nuk duroi dhe mori një thikë kuzhine dhe ia nguli në zemër, tha një zëdhënës i policisë.