E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i të rinjve: Ambasador, lëri birrat e kërnackat, je këtu për të siguruar demokracinë!

Të rinjtë e Kuvendit Civil, me anë të një deklaratë kanë kërkuar që ndërkombëtarët të reagojnë ndaj arrestimit të disa aktivistëve të tyre, të cilët vendosën postera ku lajmërohej vdekja e Berishës. Qëllimi i tyre ishte të tregonin se qeveria ka vdekur, pasi nuk po reagon për atë çka po ndodh në vend. Më poshtë është deklarata e plotë e Kuvendit Civil.

Shteti nuk ekziston më. Në vend mbizotëron antikrishti dhe antiligji. Fytyra e qeverise po tregon çdo dite e me shume, se kush i pret rrugen, i pritet koka. Rruge te mesme nuk ka.

Jemi ketu sot per te denoncuar Policinë e Shtetit për arbitraritetin e shfaqur. Kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të policisë së Tiranës dhe të shefit të komisariatit nr. 3., kërkojme hetimin e të gjithë oficerëve dhe policëve të përfshirë në këtë raprezalje të jashtligjshme. Nderhyrjen e Avokatit te Popullit ne detyre, prokurorise dhe perfaqesive te huaja. Kerkojmë distancimin e kryeministrit te vendit nga ky akt i shemtuar nese ai na degjon dhe shikon dhe nese eshte vertete prezent. I kerkojme mediave qe te mos bien pre e presioneve dhe mos te qendrojne pasive. Sot eshte dita te themi te vertetat ashtu siç i shikojne qytetaret, populli shqiptar, dhe jo siç i do qeveria dhe siç i transmeton ajo.

Në vend të merret me mafian, krimin e organizuar, njerëzit dhe zyrtarët që po zaptojnë Shqipërinë duke përdorur edhe renegatë, policia kryen aksione qesharake. Ministrat dhe qeveritaret shpetojne per procedure, kurse qytetaret dhe shoqeria civile trajtohen si armiq te kombit.

I bejme thirrje ambasadoreve te akredituar ne Tirane, te te gjitha perfaqesive. Lerini udhetimet me jahte qeveritare ne bregdetin shqiptar. Lerini perrallat ekonomike me investime ne hava. Lerini nxirrjet ne diell dhe servilizmat ndaj pushtetareve. Kthehuni ne zyra dhe beni detyren per te cilat paguheni nga organizmat tuaj dhe nuk paguheni pak. Paguheni te ruani demokracine dhe sigurine, jo ti vini shkopinjte nen rrota Shqiperise. I bejme thirrje ambasadorit amerikan, si njeriut me te besueshem dhe me peshe nder diplomatet, per qytetaret, qe te interesohet seriozisht per te ardhmen e shqiptareve dhe te denoje keto akte te policise dhe qeverise, per te cilat SHBA ka paguar miliona dollare me qellim integrimin dhe reformimin.

Dhe se fundmi i bejme thirrje ambasadorit te presences se OSBE-se ne Tirane, i mirepaguar nga Vjena, jo vetem per te bere lemsh zgjedhjet, por edhe per te siguruar jetet e shoqerise civile e gazetareve, sikurse dhe demokracine. Ambasador, leri birrat dhe kernackat e Korçës dhe shikoje realitetin jo me syzet e zyres, por me kembet ne toke. Te vjedhesh popullin nuk eshte nder, por turp dhe krim. Te burgosesh per pushtet, nuk eshte zotesi, por diktature. Te vjedhesh voten e popullit, qe ti nuk e sheh, eshte maskarade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›