E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevksi: Maqedonia e gatshme për zgjidhjen e emrit

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi sot se Maqedonia është e gatshme për zgjidhjen e emrit, por se në këtë drejtim duhet edhe vullnet nga Greqia.

“Shteti është i gatshëm që të gjindet zgjidhje për kontestin e emrit. Ky është interesi ynë dhe ne dëshirojmë zgjidhje", - u shpreh Gruevski.

Agjencia e lajmeve INA bën me dije se i pyetur në lidhje me deklaratat e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Konferencën kushtuar Marrëveshjes së Ohrit se ndoshta është koha që bashkësia ndërkombëtare të merren në mënyrë më aktive me cështjen e emrit, kryeministri Gruevski theksoi se se po mbahen kontakte më ndërkombëtarët, ndërkohë që pritet një angazhim më i madh edhe nga pala greke.

"Jemi pjesëmarrës në të gjitha komunikimet dhe kontaktet nën mbikëqyrje të Kombeve të Bshkuara në mënyrë më intensive të gjendet zgjidhje për shkak se ajo është në interesin tonë, të popullit tonë, të qytetarëve tanë, të vendit tonë. Kuptohet, presim që Greqia të tregojë vullnet të tillë dhe shpresojmë se ajo do të ndodhë",- deklaroi Gruevski.

Kryeministri maqedonas nënvizoi se pret dialog me BDI, lidhur me politikën shtetërore për emrin e vendit si dhe cdo cëshje në vend, pasi sipas tij shteti i takon të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga bashkësia e tyre etnike.

Sa i përket procesit të e eurointegrimit, shefi i qeverisë maqedonase theksoi se është arritur progres serioz dhe se pret raport pozitiv nga KE-ja.
(e.m/BalkaNWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›