E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, minatorët para minierës nuk pranojnë të nisin punën

BULQIZE- Minatorët minierës së Bulqizës janë grumbulluar që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm para minierës së kromit dhe refuzojnë të nisin punën. Kreu i konfederatës së sindikatave të minatorëve, Kol Nikollaj deklaron se vetë ai nuk është lejuar të hyjë, ndërsa ka një prani të madhe të forca të policisë.

Minatorët ndërprenë të shtunën grevën e urisë 27 ditëshe në nivelin e 14-të të nëntokës duke zbatuar vendimin e gjykatës së Dibrës.

Ata kanë deklaruar se nëse kompania ACR nuk do të nënshkruajë marrëveshjen për plotësimin e kërkesave të tyre, deri sot në orën 14.00 do ti rikthehen grevës së urisë. Këtë herë jo më nëntokë, por në ambientet e ACR. Gjithashtu nuk do ndalin as protestat.
Po dje policia shoqëroi në komisariat  Dilevar Përkoxhën, kryetar i sindikatës së minatorëve Bulqizë dhe Luan Nikën, kryetar i grevës së urisë. Sipas policisë ata u shoqëruan për shkak të bllokimit të aksit nacional Tiranë- Peshkopi, te Qafa e Buallit. Pasi kanë dhënë shpjegimet e tyre dy minatorët janë larguar.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›