Gruevski: Nimitz, asnjë propozim për emrin

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në takimin e fundit për emrin në Gjenevë, ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimitz nuk ka dhënë një propozim të ri për emrin. Gruevski deklaroi se në këtë takim vetëm se janë shkëmbyer mendime për detaje në lidhje me procesin e negociatave. Kryeministri maqedonas theksoi se qëllimi i ndërmjetësit Nimitz ka qenë të njoftohet me qëndrimet e palëve në negociata, pas një pauze të gjatë në bisedimet për emrin. Ai bëri të ditur se Nimitz, do ta vizitojë Maqedoninë dhe Greqinë në pjesën e parë të muajit korrik. Ndërmjetësi i OKB-së, Matthew Nimitz të hënën në Gjeneve u takua me negociatorin maqedonas dhe atë grek, përkatësisht, Zoran Jolevski dhe Adamantis Vasilakis. Sipas burimeve diplomatike, në këtë takim mediatori i OKB, dëgjoi nga palët nëse ishin të gatshme për të rifilluar negociatat të cilat u ndërprenë përkohësisht dhe shkak për këtë ishin zgjedhjet në Maqedoni dhe Greqi. Kreu shtetëror maqedonas më herët deklaroi se është i përgatitur për raundin e ri të negociatave për emrin dhe se do të angazhohet maksimalisht që të bëjë një hap përpara në dialogun me shtetin fqinj, Greqinë, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkaura. Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, disa herë ka përsëritur se nëse arrihet kompromis për një propozim të ri për emrin, ai do të shkojë në referendum, për të cilin populli do të thotë fjalën e fundit. Ndërkaq, diplomatet greke shprehen skeptike lidhur me mundësitë e progresit të negociatave mbi çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm suedez Karl Bilt, vendi i të cilit në korrik merr presidencën e BE-së, ka deklaruar se po e ndjek me vëmendje çështjen e emrit dhe se asnjerës palë nuk do t'i imponohet ndonjë zgjidhje.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm suedez Karl Bilt, vendi i të cilit në korrik merr presidencën e BE-së, ka deklaruar se po e ndjek me vëmendje çështjen e emrit dhe se asnjerës palë nuk do t'i imponohet ndonjë zgjidhje.