Milani, sësish në kërkim të Dzekos
"Gazzetta dello Sport" njofton se Milani ka ende shanse të transferojë sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, edhe pse skuadra e tij ka refuzuar vazhdimisht shitjen e boshnjakut. Ekipi gjerman është duke kërkuar një zëvendësues të Dzekos, ndërsa aktualisht është në bisedime me Manchester Cityn për të biseduar për blerjen e bullgarit Valeri Bojinov. Ndërkohë, pritet që zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, të udhëtojë në Gjermani të shtunën për tëbindur Wolfsburgun që të heqë dorë nga Dzeko.