E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Niveli i papunesise eshte ulur

Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski ka vleresuar sukseset e qeverise se tij ne rezultatet e arritura ne ekonomine vendase, uljen e papunesise dhe rritjen e investimeve te huaja.

“Per gjysmen e pare te vitit 2008 rritja ekonomike eshte 6%, inflacioni ka rene dhe shkalla e papunesise vazhdoi te zvogelohet. Vellimi i investimeve te huaja pritet te jete 10% me i larte ne krahasim me vitin e kaluar”, tha Gruevski.

Ai zhvilloi nje takim me perfaqesues te Lidhjes se Odave Ekonomike te Maqedonise. Gruevski theksoi se rritja ekonomike ne vitin 2009 ne pjesen me te madhe do te perkrahet nga investime publike.

“Per vitin e ardhshem ne vazhdim jane planifikuar investime kapitale prej 500 milione euro, perkatesisht ne nivel prej 7% nga prodhimi bruto i vendit. Kjo paraqet rritje per 14% ne krahasim me investimet kapitale qe u realizuan gjate ketij viti. Me rendesi jane projektet e pjeses se infrastruktures rrugore dhe hekurudhore, si dhe te investimet ne sektorin energjetik”, u shpreh kryeministri i Maqedonise.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›