E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: S’jemi për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se partia të cilën e drejton ai nuk është zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme edhe pse sipas disponimit politik në vend ato do të ishin të favorshme për partinë, por megjithatë mbetet si mundësi për t’u realizuar nëse janë të detyruar me ndonjë moment të ri”, deklaroi Gruevski.

Ai shtoi se nuk mund të parashikohen se kush do të jenë këto momente.

Këto komente ai bëri në takimin e rregullt me partnerët e tij të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë, ku u bë fjalë edhe për kontestin e emrin, çështjet nga sfera ekonomike si dhe për situatën politike në vend.

Ndërkaq, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se partia të cilën e drejton ai është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm nëse përfshihen rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së.

Sipas tij, teoretikisht nuk është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator, sepse ka skaduar afati për shpalljen e tyre, por, sic tha, nëse shumica parlamentare vendos që kjo të ndodh, ata janë të gatshëm si parti politike të dalin në zgjedhje.

Ai tha se nuk do të lejojnë zgjedhje të korruptuara dhe se këtë do ta bëjnë me të gjitha mënyrat e mundshme, instrumentet dhe mundësitë që i kanë në dispozicion./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›