Carvalho prezantohet te skuadra e re

Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho është prezantuar te skuadra e tij e re, Monaco. Mbrojtësi veteran portugez është zyrtarizuar si transferi i tretë për këtë edicion te Monaco.
Carvalho te Monaco ka kaluar si transfer i lirë pas dy viteve zhgënjyese te treguara te Reali.
"Do të jetë një sfidë e re për mua. Më pëlqen projekti ambicion që ka Monaco dhe është kënaqësi të jem pjesë e saj" ka thënë Carvalho pas marrëveshjes./Indeksonline/