Gruevski e Ivanov munguan në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 15 gusht- Në organizimin e Sekretariatit të Qeverisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është shënuar të premten mbrëma nëntëvjetori i nënshkrimit të këtij dokumenti paqësor, që ndali konfliktin midis palës maqedonase dhe UçK-së në vitin 2001. Në këtë përvjetor kanë munguar presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe kryeministri Nikola Gruevski, shkruan sot gazeta Koha Ditore. Kryeministri Gruevski deri tani nuk ka qenë i pranishëm në asnjë manifestim për shënimin e përvjetorëve të Marrëveshjes së Ohrit, që nga ardhja e tij në krye të partisë VMRO-DPMNE, e cila aktualisht po udhëheq koalicionin me partinë shqiptare BDI. është hera e parë që ky manifestim organizohet nën patronazhin e qeverisë, derisa e njëjta deri tani ishte organizuar nga ana e BDI-së.
Të pranishmit kanë theksuar se Marrëveshja e Ohrit, mbetet shtylla kryesore për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit, andaj, siç kanë shtuar, “implementimi i saj duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe i të gjitha subjekteve të tjera politike”. Ambasadori amerikan, Filip Riker, i pranishëm në këtë manifestim, ka përcjellë urimet e presidentit Barak Obama dhe të sekretares së Shtetit, Hilari Clinton.
Ndërkohë, zv.kryeministri Adbilaqim Ademi ka thënë se qeveria është e përkushtuar që të zbatojë në tërësi marrëveshjen.
“Skepticizmi i para nëntë vjetëve tashmë ka përjetuar dështim të plotë, sepse jetësimi i marrëveshjes fuqishëm dëshmon përcaktimin tonë për shoqëri shumetnike, shumëkonfesionale dhe demokratike. Ndryshimet e bëra deri më tani, sidomos në pjesën e legjislacionit, kanë trasuar rrugën për trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve. Kjo fitore esenciale krijon pozicione të reja për individin duke i siguruar atij si privilegje, ashtu edhe përgjegjësi”, ka thënë zv. kryeministri Abdilaqim Ademi.
Nga ana tjetër, kryetari i Parlamentit, Veljanovski, ka theksuar se gjatë këtyre nëntë vjetëve është bërë mjaft në zbatimin e saj, por sipas tij, “duhet ende punë që marrëveshja të ketë kuptimin e nënshkrimit”.
“Me gjithë gjendjen e përgjithshme në vend, gjatë këtyre 9 vjetëve, Marrëveshja e Ohrit është zbatuar mjaft. Mendoj se duhet të punohet edhe më shumë për zbatimin e saj, që të mund të ketë rezultate dhe
kuptim nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje. Zbatimi i plotë i saj rrit sigurinë mes bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni”, ka thënë kryeparlamentari Trajko Veljanovski.
“Unë jam dëgjuar me Uashingtonin, me presidentin Barak Obama dhe me sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton. Dëshiroj të uroj të gjithë qytetarët e Maqedonisë për këtë përvjetor të nëntë të Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë këtyre viteve është shënuar progres në zbatimin e saj, por duhet ende të punohet deri në zbatimin e plotë”, ka thënë ambasadori amerikan Filip Riker.
Një ditë para manifestimit të Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se partia e tij kërkon që 13 gushti të shpallet festë shtetërore.
"Marrëveshja e Ohrit nuk është thjesht një pamflet politik apo një trakt për qëllime ditore propagandistike, por është një dokument me vlera historike dhe u arrit në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të luftës së UçK-së. është e vetmja marrëveshje politike paqësore që ka arritur me sukses të avancohet dhe të jetësohet brenda kësaj periudhe”, ka thënë Ahmeti.