Interpretimi autentik i amnistisë vë në siklet koalicionin VMRO - BDI

Shkup, 15 gusht- Interpretimi autentik i Ligjit të amnistisë ka vënë përsëri në sprovë raportet mes partnerëve të koalicionit në Maqedoni. Partia e kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE-ja po mundohet të bllokojë iniciativën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për interpretimin autentik të Ligjit të amnistisë.
Partia maqedonase në pushtet, madje refuzon të japë përgjigje rreth kërkesës së BDI-së, e cila para një muaji edhe zyrtarisht e kishte njoftuar VMRO-në, me këtë propozim- ligj. Nga VMRO-ja askush nuk ka dashur të komentojnë kërkesën e BDI-së. Burime të larta në BDI, kanë konfirmuar se gjithçka është gati dhe se presin sinjale pozitive nga partneri i koalicionit për fillimin e procedurës parlamentare.
Sipas burimeve të njëjta me ligjin për interpretim autentik tani është njoftuar edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), e cila parimisht ka dhënë sinjale se do ta mbështesë ligjin. Megjithatë, partia e Cërvenkovskit, pret qëndrimin e VMRO-së.
“Me përmbajtjen e ligjit janë të informuar të gjitha partitë përfshirë VMRO-në dhe LSDM-në. Të gjitha partitë opozitare kanë dhënë sinjale pozitive se do ta mbështesin ligjin dhe dëshirojnë që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të mbyllet. Megjithatë presin që fjalën ta thotë partia maqedonase në pushtet”, thotë burimi i lartë në BDI. Në partinë e Ahmetit bëjnë të ditur se janë optimist se kjo çështje do të mbyllet deri në fund të këtij muaji. Por, nënvizojnë se fjalën e fundit do ta thonë liderët e dy partive, Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski. Lidhur me tejkalimin e dallimeve për këtë çështje, Gruevski dhe Ahmeti pritet ta realizojnë një takim kah fundi i këtij muaji.
Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka thënë se partia e saj kërkon nga të gjitha partitë qasje më serioze ndaj kësaj çështjeje dhe kërkon zgjidhjen e jo krijimin e problemeve të reja.
“Ne po punojmë për të mbyllur rastet e Hagës. Interesi ynë si parti serioze është që të mbyllen temat që ndërlidhen me konfliktin e vitit 2001 dhe të tejkalojmë pasojat e konfliktit. Presim që edhe partitë maqedonase në këtë mënyrë t’i qasen problematikës së rasteve të Hagës. Qëllimi ynë është të zgjedhim problemet ekzistuese dhe jo të krijojmë probleme shtesë në vend”, ka thënë Mehmeti.
Edhe përkundër kërkesave të shumta të partive politike shqiptare, intelektualëve dhe analistëve shqiptarë Gjykatat e Maqedonisë kanë ngritur procedura hetimore për rastin “Punëtorët e Mavrovës”, ndërsa kanë paralajmëruar se edhe për tre rastet tjera janë duke punuar në grumbullimin e fakteve dhe më pas të ngrenë procedurë hetimore. Avokati mbrojtës Taip Elezi thotë se forma më e mirë për të treguar se këto raste përfshihen me Ligjin e amnistisë është vetëm ligji për interpretim autentik.
Por, siç thotë ai, e gjithë kjo varet nga marrëveshja që do të arrijnë partitë politike në Parlament.
Nga ana tjetër familjarët e të akuzuarve në ankth po e persin çdo seancë gjyqësore. Edhe pse shpresat për lirimin e tyre janë të vogla ata nuk janë shuar tërësisht dhe besojnë se e vërteta do të dalë në sipërfaqe. Familjarët e të akuzuarve thonë se hapja e proceseve gjyqësore është hakmarrje ndaj shqiptarëve për luftën e humbur në vitin 2001. Për rastin “Punëtorët e Mavrovës” akuzohen gjithsej 23 persona, në mesin e të cilëve edhe deputeti i BDI-së, Isen Xhemaili. Seanca e ardhshme është caktuar për 2 shtator.