E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski letër Samaras, i propozon modelin Thaçi-Daçiç për zgjidhjen e kontestit të emrit

Kryeministri Nikolla Gruevski i ka dërguar një letër homologut të tij grek, Andonis Samaras, përmes së cilës kërkon një takim për të biseduar rreth tejkalimit të çështjeve të hapura dhe propozimeve për kontestin e emrit.

Sipas njoftimit të kabinetit qeveritar, Gruevski ka kërkuar takim gjatë kësaj jave për të avancuar negociatat dhe për të afruar qëndrimet për një zgjidhje të kontestit të emrit.
Gruevski përmes letrës i ka propozuar homologut grek formimin e ekipeve të ekspertëve nën udhëheqjen e kryeministrave të të dyja vendeve, ku drejtpërdrejt do të bisedohej për zgjidhjen e kontestit dhe do të kërkohej përkrahje që Maqedonia të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim.

Një nga propozimet e bëra është që edhe këto bisedime të zhvillohen nën patronatin e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›