E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: MSA-ja e fut Kosovën në binarët e integrimit

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se me nisjen e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Kosovën definitivisht e orienton në binarët e integrimeve evropiane.

Kryeministri Thaçi në mbledhjen e kabinetit qeveritar ka shprehur përkushtimin edhe për implementimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njëherë duke i falënderuar deputetët për mbështetjen e dhënë kësaj marrëveshje.

Sipas tij, ratifikimi i marrëveshjes ishte mesazhi më i qartë i mbështetjes së gjerë politike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

I pari i ekzekutivit të vendit ka thënë se nesër do të kaloj Ligji për Amnsti në Kuvend për miratim, cili i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Nesër do të kemi gjithashtu edhe projektligjin në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Amnistinë që do të jetë për gjithë territorin e Kosovës dhe trajtim për gjithë qytetarët e Kosovës në mënyrë të barabartë jo në baza etnike apo rajonale, është shprehur Thaçi.

Gjithashtu kryeministri ka uruar edhe njëherë shtetin shqiptar për zgjedhjet e lira dhe demokratike. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës siç ka punuar ngushtë me kryeministrin, Sali Berisha do të bashkëpunojë edhe me Qeverinë e Edi Ramës, njëherë duke i ftuar të gjithë ministrat që të vazhdojnë projektet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›