E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupet e tifozëve bëhen bashkë, protestë kundër aktgjykimit në Hagë

PRISHTINË, 27 shtator/ATSH/Grupet e tifozëve të Kosovës u bënë bashkë sot dhe protestuan në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Me flamuj “Liria ka emër” ata shprehën revoltën ndaj këtij vendimi. “UÇK nderohet kur Shqipëria bashkohet”, ishte një ndër parullat që bëri bashkë tifozët.

Ata u nisën nga Pallati i Rinisë në drejtim të qendrës së kryeqytetit.

Kjo është hera e parë që mblidhen bashkë të gjitha tifo-grupet.

Kujtojmë që më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë shpalli aktgjykimin dënues në shkallë të parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit me gjithsej 81 vjet burgim.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›