Grupet kryengritëse në Mali formuan shtetin islamik
Dy grupet kryengritëse që kanë pushtuar pjesën veriore të Malit, dy muaj më parë, kanë rënë dakord që të bashkohen dhe ta shndërrojnë territorin e tyre në shtet të pavarur islamik.
Zëdhënësit e tyre kanë thënë se grupi Tuareg, MNLA dhe ai Ansar Dine, kanë nënshkruar marrëveshjen në qytetin Gao.
Të dy këto grupe kanë pushtuar veriun e Malit, një zonë e madhësisë së Francës, në fund të muajit mars.
Fillimisht, grupi i parë ka kundërshtuar përpjekjet e Ansar Dines për vendosjen e Ligjit të Sheriatit në zonën e pushtuar.
Mbi 300 mijë njerëz thuhet të jenë larguar nga zona, që nga pushtimi i saj nga kryengritësit.