E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi F, Inter–Barca 0-0. Fiton Dinamo e KievitInteri e Barcelona shfaqën një futboll “jashtë-planetar” në përballjen midis dy prej klubeve më të mëdha të Europës, në prani të 80 mijë shikuesve në “San Siro”, por goli mungoi

Publikoje ne:

Interi e Barcelona shfaqën një futboll “jashtë-planetar” në përballjen midis dy prej klubeve më të mëdha të Europës, në prani të 80 mijë shikuesve në “San Siro”, ku nuk mungoi stili i lojës, pasimet e sakta, mbulimet e forta dhe mundësitë për gol nga të dyja ekipet, por ai mungoi.  

Supersfida më e ndjekur e ndeshjeve të ditës së dytë të Ligës së Kampioneve përfundoi 0-0, ashtu si dhe ai shkurtit të vitit 2002, kur zikaltërit e katalanasit u përballën në “San Siro”, teksa ndeshja e parë në “Kamp Nou” kishte përfunduar me fitoren 3-0 për spanjollët.

I pari që tregoi klasin e tij ishte Lione Mesi, i cili në minutën e katërt gjarpëroi midis kundërshtarëve, përfshirë edhe Lusion, teksa u desh ndërhyrja e portierit të Interit, Hulio Sezar për të shpëtuar portën.

Dy minuta më pas u kundërpërgjigj Gabriele Milito për Interin , por pa sukses.

Në minutën e 8-të, një shans i madh për gol për Barçën. Zlatan Ibrahimoviç mori një top të gjatë në afërsi të 16-metërshit, e stopoi me gjoks, duke rrezikuar seriozisht.

Maikon goditi nga distanca në të 12’, por sfera kaloi gati gjysmë metër mbi portën e mbrojtur nga Viktor Valdes. Ibra ishte pranë golit në të 37’, por suedezi nuk mundi të moshtë dot ish-shokun e skuadrës së tij te Interi, Sezarin.

Në minutën e 43-të, një pas i bukur me stil i Mesit për Ibrahimoviçin, por Julio Cesar ishte në gatishmëri.

Pjesa e parë ishte më e mira për Barcelonën, ndërkohë që Interi më shumë u kujdes të mos pësonte gol apo të kapej në befasi nga kundërsulmi i katalanasve.

Në fraksionin e dytë, Interi ishte më i qartë dhe më afër zonës kundërshtare. Një top i gjatë i Muntarit për Militon (58’) brenda 16-shes, por zikalteëri nuk e kontrollon mirë topin duke humbur një mundësi të mirë.

Dhjetë minuta më pas, një mundësi e shkëlqyer për mikpritësit. Milito fiton një duel me Abidal, topi shkon te Stankovic, serbi goditi fuqishëm por topi kaloi pak mbi portën e katalanasve.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit mundi në shtëpi 3-1 kampionen e Rusisë, Rubin Kazan, duke marrë dhe kryesimin e përkohëshmë. Domingues shënoi i pari për Rubin në pjesën e parë (25’), por ukrainasit shënuan tri herë brenda 15 minutash me anë të Jusuf (70’), Magrao (79’) dhe Gusev (85’).


E Merkure, 16 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›